Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky është 15 vjeçari i vrarë në Prizren

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit.

Disa të mitur, nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë, “Luciono Motroni” janë përleshur në mes vete, ku njëri nga ta ka humbur jetën si pasoj e plagëve të marra nga thika.

Indeksonline mëson se viktima është Lirim Buduri, nxënës i klasës së 11-të.

“Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësiti rajonal i hetimeve në Prizren”, ka njoftuar Policia.

Moneytizer Paragrafi 4

Kujtojmë që në lidhje me rastin, banorët e lagjes dhe drejtorët e shkollave kanë organizuar protestë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]