fbpx

Këngëtari i njohur feston përvjetorin e parë të martesës

nga Revista Kosovarja

Hailey Bieber dhe Justin Bieber kanë festuar së fundmi pervjetorin e tyre të parë të martesës, shkruajnë mediat e huaja.

Ata i thanë ‘po’ njëri-tjetrit në New York në shtator 2018 para gjykatësit, vetëm dy muaj pasi Justin i bëri modeles propozimin në Bahamas dhe një vit më pas , në 30 shtator 2019 ata bën dasmën në Karolinën e Jugut.

Nëpërmjet rrjeteve sociale dyshja e kanë uruar njëri-tjetrin për këtë datë të veçantë.

“1 vit më parë bëmë dasmën më të bukur! Do të doja ta jetoja këtë ditë pa pushim”- shkruan Hailey në Instagram, duke postuar një foto bardh e zi nga dita e madhe.

“Hailey Bieber jam kaq me fat që jam burri yt! Ti më mëson kaq shumë çdo ditë dhe më bën një njeri kaq të mirë! Unë do jem i përkushtuar për pjesën tjetër të jetës tonë për të bërë të ndihesh gruaja ime siç Zoti ka caktuar! Zemra ime do përpiqet të arrish të gjitha ëndrrat e tua më të mëdha! Unë premtoj se do të të vë gjithmonë në radhë të parë, për të udhëhequr me durim dhe mirësi !! Gëzuar përvjetorin vajza ime e bukur, e ëmbël”, ka shkruar në anën tjetër Justin.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]