fbpx

Këngëtari i njohur paditet nga ish menaxherja, kërkon 3 milionë dollarë

nga Revista Kosovarja

Ricky Martin është paditur nga ish-menaxherja e tij, Rebecca Drucker, e cila pretendon se këngëtari latin i detyrohet asaj 3 milionë dollarë. Padia u ngrit në Gjykatën Qendrore të Qarkut të Los Anxhelosit, ku pretendohet se këngëtari “ka refuzuar që t’i paguante asaj milionë dollarë në komisione që ai i detyrohej asaj”.

Drucker e menaxhoi këngëtarin portorikan nga 2014-2018 dhe përsëri nga 2020-2022. Sipas Drucker, “jeta e tij personale dhe profesionale ishin në trazira absolute”. “Me Rebecca-n në krah, Martin bëri miliona dollarë dhe për këtë arsye i detyrohet komisione të konsiderueshme”, thuhet në padi.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]