360
Një incident ka ndodhur së fundmi gjatë një koncerti të Post Malone.
Derisa po performonte këngën me Blake Shelton, artisti u rrëzua. Kjo ndodhi teksa po shkonte drejt skajit të skenës për të ngritur një dolli me një adhurues të tij.
Fansi i Post Malone publikoi videon në TikTok me një mbishkrim ku kërkonte falje për rolin e tij në aksident.
“Më vjen shumë keq Austin. Të dua”, shkroi fansi.