Këngëtari i njohur, Ermal Meta, do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Ka qenë vetë artisti që ka bërë të ditur lajmin e bukur përmes një postimi në “Instagram”.
Ai ka publikuar një fotografi të një bluze të bardhë, ku bashkëngjitur me të shkruan:
“Kjo do të jetë pulovra jote e parë. Po të presim. Mos u nxito, por mos u vono shumë pasi ne nuk mund të bëjmë pa ty tani. Të presim pasuri e vogël, na sill verën. Mami dhe babi”.
Ky lajm i ëmbël ka ardhur si suprizë për të gjithë ndjekësit e tij. Ndërkohë Meta ka folur me herët në një intervistë për ‘Oggi’, rreth problemit shëndetësor që pati dhe gjithashtu u ndal në kohën kur jetonte në Shqipëri, e cila përkon me regjimin komunist.
Ermali u shpreh se nuk do e falë kurrë babain e tij që e la vetëm në ato vite të tmerrshme.
“Periudha më e vështirë ishte nga rënia e regjimit, në 1991, deri kur u largova në 1994: dhunë, krim, vdekje në rrugë, një ndjenjë rreziku e tmerrshme. Nuk do ta fal kurrë babanë tim, i cili na la vetëm në ato vite të tmerrshme”.