Këngëtari, Jason Derulo para pak javësh është bërë baba për herë të parë. Ky lajmi u bë i ditur përmes së dashurisë së tij, Jena Frumes e cila publikoi fotografi në rrjetin social “Instagram”.
Ajo publikoi disa fotografi ku shihet çifti së bashku me vogëlushin e sapolindur.

Ndërkohë, Jason ka zbuluar së fundmi emrin e vogëlushit. Ai ka publikuar në Instagram disa video të tij dhe Jena-s duke u bërë gati për ardhjen në jetë të djalit.
“Dita më e lumtur e jetës sime mbërritja e vogëlushit tonë (Jason King Derulo) në shtëpi. Ai është me shumë fat që ka një mama heroinë kaq të fortë dhe të kujdesshme”, ka shkruar këngëtari.
Derulo ka treguar për revistën “People” se donte patjetër të trashëgonte mbiemrin e tij dhe i vendosi gjithashtu të njëjtin emër që ka vetë, për t’u ndjerë më afër me të birin.
“Vëllezërit e mi kanë vajza, edhe motra ime gjithashtu. Ndaj unë e dija që kishim nevojë për një djalë që ta mbante emrin e familjes. Na duhej një djalë sepse mbiemri Derulo ndryshe do të harrohej. Doja që emri im të vazhdonte të trashëgohej dhe në të njëjtën kohë kam menduar që kjo do të më afrojë edhe më shumë me djalin.”- tregoi ai.