fbpx

Këngëtari i njohur tregon se kënga “Mora fjalë” nuk është e Shkurte Fejzës por e tij

nga Revista Kosovarja

“Mora fjalë”, kënga që i dedikohet heroit Adem Jashari identifikohet gjerësisht si këngë e kënduar së pari nga Shkurte Fejza.

Por, në këtë prag të “Epopesë së UÇK-së, këngëtari Qazim Beka thotë se ai është këngëtari i parë që e ka kënduar.

Ai për këtë si dëshmi ka publikuar edhe një video ku thotë se e ka kënduar për herë të parë më 5 mars të vitit 2001, ku kënga atë kohë mbante titullin “Çou Adem”.

“Edhe pse kjo video ishte ma disa pengesa une dua ta postoj me te vetmin qellim qe te ja u kujtoj audiences se gjer se kjo kenge eshte kenduar dhe eshte promovuar per her te par kuptohet nga une poe ceki kete qe leta kuptojn se kenga mora fjalê eshte e imja dhe jo e shkurtes qysh mendojn disa, pra me 5 mars 2001 ne pervjetorin e lavdishen te epopes dhe sakrifices se jasharajve ne krye me komandantin legjendar Adem Jasharin!..”-shprehu ai.

Ndërkohë, kompozitori i këngës, “Mora fjalë”, Naim Gjoshi, kishte deklaruar më parë se kënga është bërë për Qazim Bekën, mirëpo se çfarë ka ndodhur tutje, e çfarë marrëveshje janë bërë në mes të dy këngëtarëve nuk e di.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]