54
Jason Derulo nuk kurseu shpenzimet për ditëlindjen e 2-të të djalit të tij Jason King.
Këngëtari zbuloi çmimin e festës luksoze pranë pishinës së vogëlushit këtë javë në “Kyle & Jackie O Show”.
“Nuk dukej si një festë e lirë! Sa kushtoi?”, pyeti bashkë-prezantuesi Kyle Sandilands, shkruan PageSix.
“Ishte goxha i madh. Ndoshta ishte rreth 30,000 dollarë (27.444 euro)”, pranoi Derulo.
Djali i ditëlindjes u festua edhe me një tortë dykatëshe me temë Baby Shark dhe xixëllonja.