fbpx

Këngëtari rrëfen sakrificat pas suksesit dhe besimin që nuk e tradhtoi

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardit Çuni, ka rrëfyer një aspekt më pak të njohur të jetës së tij personale, duke folur hapur për vështirësitë financiare që ka kaluar para se të njihej nga publiku.

I ftuar në emisionin “Sol Summer” në Klan Kosova, Çuni zbuloi se deri para dy vitesh nuk kishte as 1,000 euro në llogarinë bankare, megjithatë nuk hoqi dorë nga ëndrrat dhe vazhdoi të udhëtonte dhe të investonte në karrierën e tij.

“Deri para dy viteve nuk kam pasur as një mijë euro në bankë, por udhëtoja deri në fund të botës. Njerëzit thoshin ‘ua sa lekë ka Arditi’, por në të vërtetë, unë s’kisha para kur kthehesha”, tregoi këngëtari.

Ai theksoi se gjithçka e ka arritur falë besimit në vetvete dhe këmbënguljes për të mos u dorëzuar përballë vështirësive:
“Kur ke besim te vetja, mund të gjenerosh të ardhura vetë. Të rinjtë kanë potencialin e një banke, gjithmonë ka mundësi.”

Arditi foli edhe për projektet e tij muzikore, duke përmendur pjesëmarrjen në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Të du”, si dhe bashkëpunimet e suksesshme që kanë marrë miliona klikime në YouTube.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]