fbpx

Këngëtarja e famshme fejohet me të dashurën e saj

nga Revista Kosovarja

Emeli Sande ka zbuluar se është fejuar me partneren Yoana Karemova pasi doli në publik me romancën e tyre në fillim të këtij viti.

Këngëtarja e ndau lajmin me fansat përmes imazheve në rrjetet sociale ku shihej e lumtur.

Këngëtarja 35-vjeçare ka postuar një foto në Instagram, ku shihet e veshur me një unazë fejese mahnitëse me rubin dhe diamant. Ajo i ka vënë mbishkrimin fotos: “Thashë po!”.

Emeli doli në fillim të këtij viti dhe tha për Metro: “Ne u njohëm përmes muzikës dhe padyshim ndihem më e lumtur se kurrë. Ndihem shumë mirë. Për mua, dashuria e vërtetë dhe të kesh dashuri në jetën tënde bën që gjithçka të përshtatet në vendin e vet.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]