fbpx

Këngëtarja e famshme thotë se i është vjedhur laptopi më albumin e papublikuar në të

nga Revista Kosovarja

Lana Del Rey ka zbuluar se laptopi në të cilin ishte albumi i saj i papublikuar dhe libri i saj me poezi u vodhën nga vetura e saj, gjersa ajo ishte jashtë në Los Angeles.

“Disa muaj më parë parkova veturën time. U largova për një minutë dhe një që e futa çantën e shpinës brenda veturës sime, dikush theu të gjithë xhamat dhe e mori atë”, tha ajo.

Del Rey u bëri thirrje fansave që të mos dëgjojnë asnjë nga muzikar e papublikuara nëse zbulohen.

“Ju lutem mos e dëgjoni muzikën time nëse e publikojnë më përpara. Dhe sa i përket librit që humba me gjithë zemër e kam dashur dhe kam vendosur shumë pasion në të”, shtoi ajo.

Në qershor, menaxheri i saj, Ben Maëson konfirmoi se albumi i ri i artistes është rrugës, por duket se vjedhja i ka shkaktuar një vonesë asaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]