fbpx

Këngëtarja e njohur e pret 54-vjetorin e lindjes duke kërcyer mbi tavolinë

nga Revista Kosovarja

Aktorja e këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, ndau disa fotografi në profilin e saj në “Instagram” nga ditëlindja e 54.

Në pozat në fjalë, ylli i muzikës shfaqet duke kërcyer në një tavolinë me një fustan të argjendi përpara se të vishte një palë bikini.

“Gjendja për ditëlindje…gjithë muajin!”, ka shkruar nëna e dy fëmijëve bashkëngjitur me fotot e saj.

Këngëtarja e “Let’s Get Loud” ditëlindja e së cilës ishte të hënën, kërceu mbi një tavolinë ndërsa të ftuarit duartrokisnin së bashku.

Nga ana tjetër, miqtë dhe fansat i bënë urime të shumta për këtë përvjetor të lindjes, si një nga yjet më të mëdhenj në tregun ndërkombëtar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]