Jessie J ka habitur të gjithë me një postim.
Këngëtarja e mirënjohur Jessie J, ka ndarë me ndjekësit një video, në të cilën shfaq një pjesë të një koncerti të saj.
Ajo zbuloi se në këtë koncert ishte vetëm tri ditë pasi e kishte kryer një operacion në mitër, por askush nuk e dinte.
Jessie J rrëfen se nëna dhe mjekët e saj ishin habitur kur e kuptuan për koncertin, por tha se ia doli mbanë.
“Kjo performancë ishte 3 ditë pas një operacioni që bëra në mitrën time. Askush nuk e dinte në atë kohë. Disa do të më quajnë të çmendur, por unë nuk do të humbisja këtë shfaqje. Unë e kisha fronin që të mund të ulem, kjo është fjalë për fjalë 30 sekonda në shfaqje dhe unë u ngrita. 😂 Nuk do ta harroj kurrë shikimin e mjekëve dhe nënës sime përballë skenës. 😧🥴 është qesharake tani, nuk ishte atëherë. Mendova se do të ligështohem në këtë video. Jeta. Të gjithë jemi më të fortë se sa mendojmë se jemi ❤️”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, Jessie J është në lidhje me Channing Tatum, me të cilin kishte pasur një krizë në raportin mes tyre.