fbpx

Këngëtarja që bashkëpunoi me Ermal Fejzullahun, i kthehet ndjekëses: ‘Si i ngjitesh burrit të martuar?’

nga Revista Kosovarja

“Shqiptare” është kënga më e fundit nga Luar Arani në bashkëpunim me këngëtarin e famshëm, Ermal Fejzullahun. Së fundmi, këngëtarja ishte e ftuar në “ABC e Pasdites” për të folur rreth projekteve të saj.

Në një pjesë të programit moderatori i lexoi disa komente të bëra nga ndjekësit, një ndër të cilët i shkruante “Si i ngjitesh burrit të martuar?”, referuar Ermalit, i cili është i martuar me Arjanën.

Luar e mori komentin me sportivitet. “Arjanës nuk i afrohet njeri, jo unë, por askush tjetër”, u përgjigj ajo.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]