Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këngëtarja e njohur tregon se si i humbi 20 kilogramë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka pësuar ndryshime drastike në peshë. Ajo zbuloi në rubrikën më të re në ‘E Diell’, ‘N’fermë’, se në të kaluarën ka pasur 85 kilogramë, ndërsa peshorja tani tregon 65.

E gjitha, rrëfen Anxhela, u arrit pasi hoqi dorë nga konsumimi i bukës dhe të ushqyerit shëndetshëm.

Anxhela Peristeri: Për të gatuar vetë. Porosis edhe ndonjëherë nga jashtë kur jam e lodhur por kryesisht vetë.

Ervin Kurti: Kur vij te ti, unë e shijoj shumë gatimin por ti më bërtet për një gjë mos sill bukë. Po pse.

Moneytizer Paragrafi 4

Anxhela Peristeri: Sepse buka ka gluten, gluteni të frynë.

Ervin Kurti: Po ti deri dje haje bukë.

Anxhela Peristeri: Prandaj isha 85 kilogramë. Ndërsa tani jam 65.

Ervin Kurti: Domethënë ke hequr 20 kile. Do heqësh më?

Anxhela Peristeri: Po them ja tre, katër.

Ervin Kurti: Vetëm bukën ke hequr?

Anxhela Peristeri: Po vetëm bukën.

Ervin Kurti: Gatime bio? Po si ja bën kur ke neps dhe hap frigoriferin?

Anxhela Peristeri: Në përgjithësi marr gjëra që nuk shëndoshem, marr ato. Bëj kunguj në furrë, bulmetrat mua nuk më shëndoshin, sepse jam grupi gjakut 0 pozitiv. Kam edhe fruta të thata, që i kam për uri, funksionojnë./

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]