fbpx

Këngëtarja shqiptare flet për betejën qe po kalon me tumorin

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare Rinesa, e njohur me emrin artistik Rinesance, e cila jeton dhe vepron në Amerikë, ka ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim tejet emocional dhe të dhimbshëm në rrjetin social Instagram. Ajo ka treguar se prej dy muajsh është duke përballuar probleme serioze shëndetësore, të cilat kulmuan me diagnostikimin me tumor në tru.

“Deri para do jave s’e kom ditë çka po ndodh, derisa u desht me u shtru në spital me 18 Prill 2025,” shkruan ajo, duke zbuluar se ka kaluar dy ndërhyrje kirurgjikale në tru dhe tani ndodhet në një qendër rehabilitimi, ku shumë shpejt do të nisë terapinë radiologjike.

Rinesa u shpreh se pavarësisht sfidës së madhe, po e sheh këtë periudhë si një kujtim i rëndësishëm që i rikujton sa shumë njerëz ka pas vetes dhe se nuk ka ndërmend të dorëzohet. “Mënyra se qysh ka rrjedhë gjithçka osht bekim n’vete për mu… Muzika është motivi për me e kalu edhe këtë sfidë,” shkroi ajo, teksa falënderoi ekipin, bashkëpunëtorët dhe familjen për përkrahjen e pandërprerë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rinë (@rinesance)

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]