fbpx

Këngëtarja shqiptare Manjola Nallbani takohet nga afër me Kryetarin e New Yorkut, Eric Adams

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare Manjola Nallbani ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo është aktualisht në qytetin e New York-ut , ku ka performuar për komunitetin shqiptar atje në kuadër të festës së flamurit.

Nallbani ka pasur rastin që të takohet nga afër edhe me Kryetarin e Komunës së New Yorkut, Eric Adams.

Ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku ka pozuar pranë kryetarit njujorkez, i cili fitoi mandatin për New Yorkun këtë vit.

“Nëntori shqiptar me Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografive.

Manjola Nallbani përndryshe në dhjetor pritet të kthehet në Shqipëri, ku do të bëhet gati për të konkurruar për edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Në rast se zgjidhet fituese e këtij të fundit, ajo do të fitojë biletën e përfaqësimit të Shqipërisë në “Eurovision 2023”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]