fbpx

Këngëtarja shqiptare martohet me futbollistin e njohur

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira prej katër vitesh është në një lidhje me futbollistin spanjoll Alberto Botia.

Taimë lidhja e tyre ka kaluar në një tjetër nivel dhe mediat greke bëjnë të ditur se Botia i ka propozuar për martesë Elenit.

Një gazetar grek tregoi se lidhja e tyre ka kaluar nëpër shumë ulje-ngritje për shkak të distancës. Por ata arritën t’i kapërcejnë pengesat dhe vendosën ta marrin me seriozitet.

Alberto arriti t’i provojë Elenit edhe nga distanca se do të jetë pranë saj në të mirë e në të keq.

Futbollisti hoqi dorë nga gjithçka dhe shkoi në Greqi për t’i propozuar për martesë Elenit, e cila ka pranuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]