Ka shkaktuar mjaft reagime në media e rrjete sociale vendimi i fundit i qeverisë, i cili ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe muzikën pas orës 20:00.
Mes këngëtarëve të shumtë që janë revoltuar ndaj këtij vendimi është edhe Anxhela Peristeri.
E ftuar në “Wake up”, Anxhela u shpreh se me muzikë mban veten dhe familjen prandaj qeveria duhet të gjejë një zgjidhje edhe për artistët.
“E kam profesion muzikën dhe bazohem tek të ardhurat që më sjell ajo, për veten dhe për familjen. Jam e para që kam mbështetur karantinën dhe 2 muaj nuk kam dalë fare nga shtëpia gjë që më shoqëroi me kriza ankthi dhe që tani e kujtoj si një periudhë shumë të errët. Do doja që kjo periudhë të më fshihej komplet. Duhet gjetur një zgjidhje për ne dhe për të tjerët që kanë mbetur pa punë. Isha në Greqi pasi kam pasaportë greke dhe mund të lëviz. Aty ishte një jetë normale. Nuk kishte raste sa këtu. Bëra dy investime dhe do doja që të punoja këto 2-3 muaj. Mendoj se do gjendet një zgjidhje pasi nuk mund të mbetemi në këto kushte”, tha Anxhela.