fbpx

Këngëtarja shqiptare publikon videon duke kënduar kur ishte 4 vjeç

nga Revista Kosovarja

Ronela Hajati është rikthyer pas në kohë dhe ka ndarë një video kur ka qenë shumë e vogël. Siç është shprehur gjithmonë, këngëtarja e ka shfaqur talentin për muzikën që në moshë fare të re. Në videon që ka ndarë, autorja e shumë hiteve shihet duke kënduar dhe kërcyer me shumë pasion.

“Neve s’na ndau as nata! Meqenëse ka nisur java ime e ditëlindjes, këtu është Ronela 4 vjeç”, ka shkruar ajo krahas videos. Kujtojmë që Ronela ka qenë në qendër të vëmendjes përgjatë muajve të fundit. Kjo për shkak të pjesëmarrjes në festivalin evropian “Eurovision 2022”.

Artistja nuk arriti të kalonte dot në finale dhe ndaj saj nuk munguan kritikat dhe komentet negative. Megjithatë, këngëtarja, fitoi zemrat e shumë fansave të huaj jo vetëm për energjinë që dha në skenë por dhe për natyrën e saj karizmatike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]