Në një kohë kur rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë, gjithnjë e më shumë persona shfaqen duke bërë video, foto apo duke shkëmbyer mesazhe, edhe gjatë drejtimit të automjetit.
Ekspertët dhe autoritetet rrugore vazhdojnë të apelojnë: “Mos e rrezikoni jetën tuaj dhe të të tjerëve. Keni kujdes kur jeni me timon në dorë.”
Veprime të dukshëm të padëmshme si kontrollimi i telefonit, grimi apo shkrepja e një selfie-je, mund të shpërqendrojnë për sekonda që mjaftojnë për të shkaktuar një aksident tragjik. Statistikat tregojnë se shpërqendrimi është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në trafik.
Ky është një mesazh që duhet të përsëritet çdo ditë: asnjë postim nuk vlen më shumë se jeta. Siguria në rrugë duhet të jetë gjithmonë prioriteti ynë.