fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kërcënime me vdekje për gazetarët serbë që shkruajnë për Kosovën

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Gazeta kryesore në Serbi, “Danas”, është vënë nën mbrojtje të policisë, pasi është kërcënuar se do ta ketë fatin e njëjtë sikurse revista satirike francize “Charlie Hebdo”.

Redaksia e gazetës gati kryesore në Serbi është e zbraztë. Shumica e stafit punojnë nga shtëpia pas një e-maili kërcënues. Në të shkruhej se “Danas” do të përfundojë si “Charlie Hedbo”. 12 gazetarë të kësaj të fundit janë vrarë nga një sulm i ekstremistëve islamistë në vitin 2015.

“Gazetarët dhe kolumnistët tuaj janë në rrezik të vrasjes nga disa struktura të ekstremit të djathtë që veprojnë në hije. Kur breshëria e sulmeve të nisë befas të thyejë dritaret dhe të bjerë mbi kokat tuaja, ju do të vetëdijësoheni dhe do të kuptoni gjithçka”, thuhet në e-mailin anonim në adresë të gazetës serbe.

Kryeredaktori i “Danasit” thotë për REL se kërcënimet e nacionalistëve të ekstremit të djathtë lidhen me mbulimin e luftës në Ukrainë dhe të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën.

“Janë disa etiketa klasike që na ngjiten: jemi patriotë të pamjaftueshëm, se jemi tradhtarë… Ne u ofrojmë mundësinë të gjithëve, ta thonë atë që mendojnë. Dhe njerëzit, thjesht nuk kanë njohuri të mjaftueshme mediatiken për të kuptuar se nëse publikon një intervistë me [kryeministrin e Kosovës] Albin Kurti nuk je tradhtar, por gazetar”, thotë kryeredaktori Dragolub Petroviq, transmeton Telegrafi.

“Danas” është kritikuar edhe për mbulimin e luftës në Ukrainë.

“Më duket se janë zgjuar disa djathtistë dhe ‘patriotë të mëdhenj’ dhe disa rusofilë, Putinofilë do të thosha… Ka një valë zemërimi me artikujt tanë”, thotë Petroviq.

Së fundi, një anëtar i partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar disa raporte.

“Këto ditë po bëhet një luftë e posaçme hibride dhe qëllimi është t’i bëhet presion Serbisë për të njofur shtetin e rremë të Kosovës dhe për t’i vënë sanksione Rusisë. Dhe, një nga manifestimet e kësaj lufte është fushata e përbashkët e mediave kroate dhe të ashtuquajturve serbe, por në fakt, mediave anti-serbe në Serbi”, ka thënë Nebojsha Bakarec, nga Partia Përparimtare Serbe (SNS).

Në Serbi ka pasur protesta në mbështetje të Kremlinit, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Autoritetet serbe kanë refuzuar t’i bashkohen sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë.

Policia tashmë është vendosur jashtë zyrave të “Danasit”, kurse hetimet e e-mailit kërcënues janë duke vazhduar.


POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Protestuesit brohorasin “Poshtë Zajednica”

20 minuta më parë
Aktuale

Ambasada amerikane deklarohet për takimin e sotëm në lidhje me Asociacionin

50 minuta më parë
Aktuale

23-vjeçarja masakron bashkë me kosovarin sozinë e saj që e gjeti në Instagram

1 orë më parë
Aktuale

Përfundon takimi për Asociacionin në Ambasadën amerikane

1 orë më parë
Aktuale

“Rroftë populli shqiptar, rroftë Qeveria e Kosovës, Jemi bashkë kundër Zajednicës”

1 orë më parë
Aktuale

Vjosa Osmani: Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë

2 orë më parë
Postimi tjetër

Luana dalë ngadalë po e shkrin botoxin

Onmoon dyqani online që po e bënë për vete estraden dhe femrat anë e kënd vendit

Meghan Markle dhuron 500 çanta për bamirësi, dukesha e Sussex zbulon arsyen e fortë


TË FUNDIT

Tuna e gjen parajsen në tokë, i dergon edhe fëmijët

11 minuta më parë

Së fundi, Tuna reagoj ndaj ish bashkëshortit të saj, Patrisit, duke e akuzuar për mos kujdes ndaj fëmijëve. Por, këngëtarja...

Protestuesit brohorasin “Poshtë Zajednica”

20 minuta më parë

Derisa në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përfunduar takimi i thirrur për çështjen e Asociacionit...

Vedati “frikësohet” prej “shejtanit”, ndez qiriun në dhomën e gjumit (VIDEO)

21 minuta më parë

Vedati e ka vazhduar edhe në dhomën e gjumit temën për shejtanin. Derisa ai po rregullonte shtratin për t’u shtrirë,...

Përse meshkujt dhe femrat nuk mund të jenë vetëm miq?

29 minuta më parë

Meshkujt dhe femrat nuk mund të jenë vetëm miq. Asnjëherë! Të paktën ky është pohimi i doktorit Winfried Sedhoff –...

Arta Bajrami e nis ditën në këtë gjendje

33 minuta më parë

Arta Bajrami në të shumtën e kohës qëndron aktive për ndjekësit e saj. Këngëtarja duke qenë e afërt me të...

Lëngu i boronicës nxit trurin te të moshuarit

49 minuta më parë

Lëngu i boronicës zhvillon funksionet kognitive të trurit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, sipas një studimi të realizuar...

MË TË LEXUARAT

Ganja drejtuar Atdheut: Mos ndalo se Xhuli do të ta jap një shkëndijë, do të këndoj në dasmën tuaj

“Gjermanka ma nuk ekziston për mua”, kështu thotë

Horoskopi ditor, e shtunë 28 janar 2023

Horoskopi ditor, e martë 31 janar 2023

Artistja e njohur ndërkombëtarisht, fton Luana Vjollcën në dasmën e saj

E dini pse duhet ta pini ujin e nxehtë

Paris Hilton bëhet nënë për herë të parë

Vajza e Elitës vesh fustanin e nënës

Për një lidhje më të fortë në çift, kini parasysh këto tri zakone të thjeshta

Aksidentohet autobusi në Peru, 25 të vdekur

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist