fbpx

Kërcënohet me vdekje artistja që pikturoi Kurtin dhe Vuçiqin duke u puthur

nga Revista Kosovarja

Teksa liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohet të hënën për të negociuar një marrëveshje paqeje, një artiste e re nga Prishtina ka të ngjarë të vazhdojë të marrë kërcënime për një pikturë që paraqet liderët e të dy vendeve duke u puthur.

Piktura e Ermira Muratit, e cila është 3 metra e gjatë, shfaq kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq të përqafuar, duke puthur njëri-tjetrin në buzë me sy të mbyllur.“Unë shoh raportet e tyre si një shfaqje aktrimi…dhe të dy popujt e Kosovës dhe Serbisë, edhe ne po shohim të njëjtën shfaqje”, tha Murati, i njohur si “Orange Girl”, për Reuters.“Pavarësisht se sa të thella janë marrëdhëniet kaotike mes Kosovës dhe Serbisë, mendoj se rinia jonë e do paqen më shumë se çdo gjë tjetër”, tha ajo.Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel të hënën, ku pritet të miratojnë propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të mbështetur nga Perëndimi.

Mijëra njerëz në rrjetet sociale shkruan komente për pikturën e Muratit. Shumica përdorën gjuhë urrejtjeje dhe disa madje e kërcënuan artisten me vdekje.“Ti e meriton një plumb”, tha një komentues.Murati, e lindur një vit pas përfundimit të luftës në vitin 1999, njihet për thyerjen e tabuve me punën e saj artistike.Ajo mori kërcënime vitin e kaluar kur realizoi një pikturë të ngjashme që tregonte dy burra të veshur me kostume popullore shqiptare duke u puthur në buzë si një gjest mbështetjeje për komunitetin gay në Kosovë, një vend në të cilin shoqëria konservatore ende heziton t’i pranojë homoseksualët.

Murati tha se piktura e saj e fundit kishte një mesazh thjesht politik dhe se ajo tashmë është mësuar të marrë kërcënime.“Kjo nuk po më pengon. Në momentin që ata reagojnë ashtu siç po bëjnë, atëherë e kuptoj që mesazhi ka shkuar në vendin e duhur. Kjo po krijon debat”, tha Murati.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]