Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kërcënohet Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani

nga Revista Kosovarja

Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, pas formimit të qeverisë së Albin Kurtit dhe shkarkimit të ambasadorëve politikë me dekret të presidentes, është duke udhëhequr me Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Por kjo pozitë që e ka Sadriu siç duket nuk po u pëlqen të gjithëve. Sadriu së fundmi është kanosur nga një koleg i tiji derisa ishte në vendin e punës.

Mbi artikull

Burri i Presidentes Osmani gjatë së martës derisa ishte duke punuar në zyrën e tij në ambasadën e lartëcekur, në zyrë i futet njëri nga kolegët i cili së fundmi me dekret të presidents Osmani është liruar nga detyra, mëson Indeksonline.

Tutje sipas burimeve të Indeksonline, kolegu i shkarkuar, kërkon sqarime nga burri i presidents Osmani rreth arsyes së shkarkimit të tij.

Sipas burimeve të Indeksonline, gjatë bisedës i dyshuari kishte kanosur ankuesin (Prindon Sadriun) duke i thënë se nuk interesohet nëse dy familjet do të jenë në konflikt ose në gjak mes vete duke thënë se dikush për këtë çështje do të jep përgjegjësi.

Moneytizer Paragrafi 4

Pas kësaj bisede, në orët e pasditës së datës 9 qershor, Prindon Sadriu e raporton rastin në policinë e Kosovës.

Vepra është duke u cilësuar si “Kanosje”.

Kujtojmë që Prindon Sadriu është diplomat i karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai në pozitën e zëvendës-shefit të misionit të Kosovës në Maqedoni ishte emëruar në korrik të vitit 2019, i cili mbanë gradën e ministrit në shërbimin diplomatik të Kosovës.

Muajin e kaluar, me anë të dekreteve Osmani ka shkarkuar 12 ambasadorë të Kosovës nëpër botë me arsyetimin se janë të emëruar politikisht.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]