fbpx

Kërcënohet sërish Izmir Zeqiri

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri është kërcënuar me vrasje përmes rrjeteve sociale.

Lajmin e ka bërë të ditur ai nëpërmjet një postimi në Facebook.

Sipas Zeqirit personi që e ka kërcënuar për herë të katërt është pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Kërcënohem përmes rrjeteve sociale nga i njëjti kriminel për herë të katërt. Ky qyqar (KUKAVIC) i MUP-it të Serbis më kërcënon me vrasje dhe mi ofendon herojt dhe figurat historike të popullit shqiptar. Ky frikacak i ndyrë nuk ka guxim të përballet me mua por më kërcënon përmes rrjeteve sociale”, ka shkruar ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]