Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kërkohet hetim për vdekjen e Naser Makollit

nga Revista Kosovarja

Avokati Tomë Gashi ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një kërkesë për hetimin e vdekjes së Naser Makollit.

Makolli kishte qëndruar në një njëjtën qeli me ish aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Naser Makolli ishte transferuar nga Qendra e Paraburgimit në Prizren në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan 34 ditë pas vrasjes së Astritit. Sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovë kam paraqitur kërkesë për hetimin e vdekjes së dyshimit -në rrethana të pasqaruara të Naser Makollit. Prokuroria duhet të hapë hetime lidhur me ndërlidhjen eventuale të këtyre dy vdekjeve në Burgjet e Kosovës”, ka shkruar Gashi në Facebook.

https://www.facebook.com/tome.gashi.1/posts/2891433420932371

Moneytizer Paragrafi 4

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]