Gazeta Sinjali i bën thirrje qytetarëve që nëse kanë informacion për vendndodhjen e të miturës Ajtene Koka nga Ferizaj, të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës.
Ajtenja, 17-vjeçare është larguar nga shtëpia më 2 maj rreth orës 19:30, dhe deri më tani nuk është kthyer e as nuk ka kontaktuar me familjen.
Në momentin e largimit, ajo kishte të veshur një bluzë të bardhë, është e gjatë rreth 170 cm, peshon 83 kg, dhe ka flokët dhe sytë ngjyrë kafe.
Çdo informacion, sado i vogël, mund të ndihmojë për ta gjetur dhe kthyer të sigurt në shtëpi.