fbpx

KESCO njofton se Kosova po prodhon vetëm 110 megavatë sot, kërkon nga qytetarët t’i përdorin më pak klimat

nga Revista Kosovarja

Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike (KESCO) ka bërë të ditur se vetëm njësia A3 po funksionon, duke prodhuar 110 megavatë, ndërkaq pjesa tjetër do të mbulohet me import.

Pos tjerash, KESCO thotë se është shtuar konsumi për shkak të përdorimit të madh të kondicionerëve

“KESCO njofton publikun se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar. Njësia A3 është duke prodhuar rreth 110 megavatë sot, ndërsa pjesa tjetër e kërkesës do të mbulohet përmes importit të energjisë.

Në të njëjtën kohë, konsumi i përgjithshëm ka shënuar rritje gjatë ditëve të fundit, kryesisht për shkak të përdorimit më të madh të kondicionerëve si pasojë e temperaturave të larta”, thuhet në njoftim.

“I bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të ndihmojnë në kursimin e energjisë, veçanërisht përmes përdorimit më efikas të pajisjeve për ftohje. Çdo kilovat-orë i kursyer ndihmon në lehtësimin e ngarkesës në sistem dhe ul koston e përgjithshme të energjisë — duke përfituar të gjithë nga kjo”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]