Në Kosovë do të mbajë mot i freskët dhe me erëra të freskëta nga veriu. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira paradite, por pa reshje atmosferike. Pasdite pritet mot i kthjellët, me diell por i freskët.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta kalimtare.
Nga e shtuna na pret mot gjithnjë e më stabil dhe më i nxehtë. Priten ngritje graduale por solide të temperaturave dhe kjo do të na mundësojë të përjetojmë edhe disa ditë mjaft të bukura dhe të nxehta verore./Meteoballkan