Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kështu do të jetë moti në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Mbi artikull

Java e fundit e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm i shoqëruar me vranësira dhe intervale me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media.

Vranësirat nga dita e mërkurë do të jenë në zhvillim, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe vende-vende parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh.

Një situatë e ngjashme meteorologjike parashihet edhe ditën e premte, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

Moneytizer Paragrafi 4

Në fushat barike nuk do të ketë luhatje të mëdha, ndërsa, grafiku i temperaturave maksimale do të shënoj rritje të lehta, afërsisht me disa ditë të javës që po e lëmë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]