Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kështu duhet të flen gratë shtatzëna

nga Revista Kosovarja

Dihet që ndër problemet te gratë shtatzëna është gjumi, sidomos në muajt e fundit përpara lindjes.

Por ka disa pozicione të cilat ndihmojnë për një gjumë të qetë.

E fjetura përmbys

Nëse keni fjetur në bark përpara shtatzënisë, mund të vazhdoni të flini në këtë pozicion në muajt e parë të shtatzënisë.

Moneytizer Paragrafi 4

Sidoqoftë, pas tremujorit të parë, thjesht nuk do të jeni në gjendje të shtriheni më përmbys edhe për shkak të barkut, prandaj shijoni gjumin në këtë pozicion në 3-mujorin e parë.

Fjetja në njërën anë

Ky është pozicioni më i sigurt për ju dhe foshnjën. Mundëson rrjedhjen e mirë të gjakut dhe nuk ushtron presion në organet e brendshme.

Këshilla për një gjumë më të mirë gjatë shtatzënisë

– Vendosni jastëkë pas jush për të mos e lejuar rënien në shpinë.

– Shumë nëna e kanë më të rehatshme të vendosin një jastëk mes këmbëve pasi i mban këmbët paralelisht dhe mbështet ijet, legenin dhe shpinën.

– Nëse vuani nga urthi gjatë natës, vendosja e jastëkëve shtesë në kokën tuaj do t’ju ndihmojë shumë.

Shmangni pozicionin në shpinë

Fjetja në shpinë gjatë shtatzënisë nuk është aq e sigurt si më parë, pasi pesha e foshnjës dhe barku bën presion në organet tuaja të brendshme, duke shkaktuar vështirësi në rrjedhjen e gjakut në placentë, shkruan noa.al. Kjo është arsyeja pse zgjedhja e një pozicioni të ndryshëm të gjumit është më e sigurt për nënën dhe fëmijën e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]