fbpx

Kështu dukej “Hyrremi” para se të bëhej e famshme

nga Revista Kosovarja

Aktorja gjermano-turke Meryem Uzerli u bë shumë e famshme me rolin e “Hyrremit” në serialin “Sulejmani i madhërishëm” e që prej asaj kohe është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në mediat turke.

Aktorja vitet e fundit është akuzuar edhe për operacione plastike në fytyrë pas ndryshimit që pësoi në pamje dhe ajo e pranoi vetë këtë fakt. Megjithatë Meryem nuk e ka aspak problem të tregojë si dukej dikur.

Ajo ka postuar në Instagram një foto nga fëmijëria e saj dhe me siguri nuk do ta njihni.

Në foto, aktorja shfaqet në moshën 9-vjeçare, me flokët ngjyrë kafe e me sytë e shkruar. Meryem mori mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansat e saj në Instagram.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]