fbpx

Kështu duket sot kundërshtari shqiptar i Van Damme

nga Revista Kosovarja

Aktori shqiptar, Pjetër Malota, ka qenë pjesë e filmave të shumtë të aktorit të mirënjohur Jean Claude Van Damme, ku kryesisht ka pasur rolin e kundërshtarit të Van Damme-it në beteja.

Malota njihet gjerësisht për filmat e tij me Jean-Claude Van Damme, si një vrasës me aftësi të mëdha shqelmuese, të rregulluara me thika të mprehta në këpucë, e që përbënte karakteristikat më të posaçme të rolit të tij në betejën me Van Damme-in.

Viteve të 90-ta, kur shqiptarët nuk kishin pothuajse fare prezencë në filmat e industrisë amerikane, një rol i shkurtës i Malotës kishte ekzaltuar të gjithë.
Malota pos filmave me Van Damme ka një karrierë të gjatë si stunter i betejave.

Aktori tashmë është 63 vjeç, dhe si duket ka ndryshuar shumë nga koha kur luante në filma të Van Damme-it si kundërshtar i tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]