Me sy të shkruar dhe të gjitha tiparet e një bukuroshe tipike, Diellza Bunjaku për vite me radhë e ka mbajtur bindshëm epitetin e më të bukurës së Prishtines, shkruan “Kosovarja”.
Diellza Bunjaku me natyralitetin e origjinalitetin e saj, ra në sy që kur doli për herë të parë në skenë.
Ajo, shpejtë u bë një nga modelet më të angazhuara, por edhe imazhet më të paguara në fushata të ndryshme publicitare.
Diellza, ka vite që e ka lënë pas krahëve botën e modës, pasi po jeton jashtë vendit. Ajo, ende shkëlqen e rezaton, edhe më shumë përkrah dy vajzave të saj, shkruan “Kosovarja”.