Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kështu e festoi ditëlindjen e 56-të presidenti Rugova

nga Revista Kosovarja

Po të ishte gjallë, presidenti historik Ibrahim Rugova, sot do ta festonte ditëlindjen e 76-të.

Ani pse ai s’është fizikisht, vepra, puna dhe arkitekti i Pavarësisë, do të mbetet përherë në histori.

Ai do të kujtohet si një njeri i urtë, një mendjendritur, një politikan i dashur dhe një personalitet i respektuar nga e gjithë bota.

Sot, Rugova u kujtua gjithandej, ndërsa edhe u inaugurua shtatorja e tij, në Istogun që aq shumë e deshi.

Moneytizer Paragrafi 4

Përmes një fotografie, mund të shihni se si ai e kishte festuar ditëlindjen e 56-të.

Pranë vajzës së tij, Teutës, ish-deputete, dhe bashkëshortes së tij, Fanë, ai duhet tejet i lumtur, teksa para vetës kishte një tortë të thjeshtë.

Edhe gjestet në këtë foto tregojnë se si gjithnjë dilte fitimtar, tregojnë forcën dhe bindjen optimiste që kishte.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]