fbpx

Kështu e uron Argjentina bashkëshortin në gjashtëvjetorin e martesës

nga Revista Kosovarja

Argjentina kujtoi propozimin që ia bëri bashkëshorti në Tajlandë.

Për këngëtaren e njohur Argjentina Ramosaj dita e sotme është shumë e veçantë.

Me këtë datë, këngëtarja kujton propozimin për martesë që e kishte marrë nga bashkëshorti i saj, Dukagjin Fetahu.

Gjashtë vite më parë, Argjentina mori propozim gjatë pushimeve në Tajlandë, ndërsa këtë moment e kujtoi tani.

Artistja kujton këtë datë përmes një kolazhi fotografish, të cilat i ndau me ndjekësit në rrjete sociale.

“Urime përvjetori dashuri”, ishte mbishkrimi që ajo ua ka lënë fotografive në rrjete sociale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]