fbpx

Kështu i tejkalon Semi problemet me ankthin

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Semi Jaupaj, ka folur shpeshherë për problemet e saj me ankthin. Një feomen mjaft i përhapur tek të rinjtë sot.

Së fundmi ajo ka sjellë në vëmendje, nëpërmjet një postimi në Instagram, një mënyrë se si ta mbajmë larg ankthin duke reduktuar konsumimin e kafes.

Ajo shprehet se në vend të kafes express, ajo konsumon kafe turke.

Edhe sipas studimeve, është e vërtetuar, që kafeina është një nga faktorët kryesor që nxit në përkeqësimin e ankthit.

Sipas Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë, shenjat e zakonshme të ankthit të shkaktuar nga kafeina përfshijnë:

Shqetësim

Nervozizmi

Dhimbje koke

Djersitje

Pagjumësia

Më shumë se 400 miligramë kafeinë në ditë (rreth katër deri në pesë filxhanë kafe) mund të rrisin gjasat e ankthit dhe sulmeve të panikut tek njerëzit e ndjeshëm ndaj saj.

Kafeina mund të jetë aq e fuqishme sa “çrregullimi i ankthit të shkaktuar nga kafeina” është një nënklasë në Manualin Diagnostik të Çrregullimeve Mendore DSM-5.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]