70
Mbajtja e lidhjes në distancë mund të jetë e vështirë, por jo e pamundur dhe këtë po e dëshmon edhe çifti Adriana Matoshi dhe Keith.
Dyshja që u bënë shumë të përfolur, vazhdojnë të jenë bashkë, ama ta jetojnë lidhjen në distancë, shkruan “Kosovarja”.
Teksa aktorja dhe deputetja është në Kosovë, futbollisti është kthyer në vendlindjen e tij, në Afrikë.
Teksa janë larg njëri-tjetrit, ata e mbajnë gjallë lidhjen duke u parë në kamerë, ku edhe bëjnë lojëra të ndryshme, madje edhe vallëzojnë.