fbpx

Kështu mund ta largoni celulitin

nga Revista Kosovarja

Vera ka ardhur dhe jemi gati për provën e kostumit të banjës dhe daljeve të para me pantallona të shkurtra. Misioni si çdo vit është i njëjti: Lamtumirë celulit! Ky problem është një nga defektet e lëkurës më të dukshme dhe më të frikshme për shumë gra. Por si t’i themi lamtumirë celulitit në mënyrë përfundimtare?

Duhet pranuar që ka shumë, por me të vërtetë shumë shkolla të mendimit se si të eliminohet celuliti: ka nga ata që besojnë se mjafton të pish shumë ujë çdo ditë, ka nga ata që besojnë se duhet të pish shumë ujë çdo ditë; dikush tjetër është fans i metodave natyrale dhe provon skrabe ose locione të ndryshme të bëra vetë për trupin; dikush tjetër i dedikohet sportit gjatë vitit. Pra të thuash ‘Celulit lamtumirë’ është shumë subjektive dhe çdo njeri është i ndryshëm.

Ajo që është universale, është njohja e trupit tonë: reaksionet ndaj ushqimit, aktivitetit fizik, trajtimeve. Të gjitha këto gjëra janë thelbësore dhe të rëndësishme, por duhet kuptuar se secili ka nevojat dhe karakteristikat e veta që duhen plotësuar.

Le të fillojmë duke thënë që ka disa rekomandime dietike kundra celulitit dhe për të luftuar atë fillohet nga tavolina: pra, duhen ngrënë në mënyrë bazë; fruta dhe perime të parat, pasi janë shumë të rëndësishme, kurse armiqtë e këmbëve dhe të pasmeve të tonifikuara janë ushqimet me sheqerna, ato të skuqura, me shumë yndyrë dhe miellra të rafinuar.

Aktiviteti fizik iu pëlqen shumë njerëzve, por jo të gjithëve: motoja ‘Celulit lamtumirë’ parashikon edhe aktivitetin fizik në fakt si një komponent të rëndësishëm që duhet praktikuar rregullisht: bëni një sport çdo ditë ose një ecje me hap të shpejtë për të paktën 30 minuta.

Masazhet e trupit janë një përkëdhelje e vogël që ju lejon t’ia bashkoni atyre që përmendëm më sipër: sa më shumë skrabe të bëra në shtëpi për këmbët dhe kofshët; për një rezultat optimal janë të rëndësishme edhe drenazhet limfatike dhe nuk mjafton vetëm një masazh i vetëm, duhen përsëritur në mënyrë të rregullt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]