fbpx

Kështu mund ta vërtetoni se a jeni të infektuar me koronavirus

nga Revista Kosovarja

Koronavirusi ka muaj që është shpërndarë thuajse në krejt botën, ku ka pasur edhe viktima të shumta nga infektimi i saj, transmeton “Kosovarja”.

Por cilat janë simptomat dhe si të dimë që jemi të infektuar me virus?

Simptomat kryesore të koronavirusit janë:

  1. Ethe ose të dridhura
  2. Kollitja
  3. Gulçim ose vështirësi në frymëmarrje
  4. Lodhje
  5. Dhimbje të muskujve ose trupit
  6. Dhimbje koke
  7. Dhimbje të fytit
  8. Humbje e shijes
  9. Rrjedhje hundësh
  10. Të përziera ose të vjella
  11. Diarre.

Nëse keni këto simptoma duhet të vizitoni mjekun më të afërt, në mënyrë që të mos shpërndani virusin tek të tjerët.

Mos harroni që gjithmonë të bartni me vete maskat, sidomos në vendet publike duke ruajtur edhe distancën prej 2 metra.

Vetëm në këtë mënyrë ju mund të ndiheni më të sigurt ju dhe familjarët, duke respektuar rregullat e caktuara./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]