Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati, është prezantuar mbrëmë në ceremoninë hapëse të “Eurovisionit” në Torino të Italisë.
Ronela do të përfaqësoj Shqipërinë në “Eurovision 2022” ditën e nesërme pra më 10 maj këtë të martë.
Këngëtarja e cila do ta përfaqësojë kombin me këngën “Sekret” në “Eurovision”, ka marrë vëmendje me pamjen e saj në tapetin e kuq të kësaj ceremonie, ndërsa ka qenë e shoqëruar nga balerinët dhe delegacioni.
Hajati më herët ka treguar se ka bashkëpunuar me stilistë nga Kosova dhe Shqipëria për veshjet e saj në “Eurovision”.
Ronela ka folur ditë më parë për bullizmin që i është bërë asaj mbi peshën.
Kujtojmë se “Eurovisioni” këtë vit mbahet më 10, 12 dhe 14 maj, ndërsa Shqipëria do të këndojë e para në natën e parë gjysmë finale.