fbpx

Kështu u surprizua Fatlume Popovci për ditëlindje

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur Fatlume Pupovci sot feston ditëlindjen.

E për këtë ditë speciale nuk kanë munguar dhurata për këngëtaren nga më të dashurit e saj.

Në imazhet e publikuar në ‘instagram’ ajo shfaqet brenda veturës së saj luksoze të markës Audi, ku e presin një buqetë madhështore me lule të freskëta dhe një ëmbëlsirë e personalizuar, të cilat dukshëm i kanë sjellë shumë emocion.

Ndonëse nuk ka zbuluar emrat e personave që i kanë bërë surprizat, është e qartë se këngëtarja është rrethuar me dashuri dhe vlerësim, që padyshim e kanë bërë këtë ditëlindje edhe më të paharrueshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]