Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këta dy banorë e shpallin fitues Rogertin të Big Brother Vip Albania 5

nga Revista Kosovarja

Banorët e Big Brother VIP Albania 5 janë detyruar të flasin për një prej tyre që mendojnë se meriton të fitojë këtë edicion.

Mbi artikull

Juela Nikolli dhe Armir Shahini – Miri kanë zgjedhur si fitues për këtë vit, Rogert Sterkajn.

Banorja thotë se e meriton për anën njerëzore që ka treguar në këtë format.

“I dashur publik, unë mendoj që emri që duhet të fitojë Big Brother-in është Rogert Sterkaj. E mendoj sepse të kam vlerësuar, të them para të gjithëve, për mua sa ke ardhur këtu kam parë atë anën tënde njerëzore dhe e kam dalluar direkt. Kjo mund të jetë një aftësi e imja, siç kam shikuar edhe te njerëzit e tjerë. Kam shikuar anën njerëzore te njerëzit”, u shpreh ajo.

Moneytizer Paragrafi 4

Në anën tjetër, këngëtari shtoi se Rogerti ka hyrë në mënyrë agresive, por që tani zbuloi edhe një anë tjetër të vetes.

“Pavarësisht se mënyra se si erdhi ishte agresive, e fortë por në fund të ditës këtu jemi Big Brother, jemi në një lojë dhe strategjia që kishte ndjekur Rogerti, ishte ajo që mendonte se do e bënte fitues. Ka ndryshuar shumë situata pas ditëve të para që ka hyrë Rogerti, është bërë edhe më njerëzor, më lojtar, më strateg dhe i ka thënë gjërat siç mendon, më haptazi se ne të tjerët. Meritën e ka ai për këtë gjë”, tha ai.