fbpx

Këta janë 6 anëtarët nga Kamenica që vdiqën brenda një muajit nga Covid 19

nga Revista Kosovarja

Virusi Covid 19 është treguar tejet i ashpër me familjen Basha nga Kamenica.

Pesë anëtarë të kësaj familje dhe një i afërm i tyre nga Koretini i Kamenicës vdiqën si pasojë e infektimit me këtë virus, shkruan “Kosovarja”.

Familjarët e saj i ka kujtuar, Zyrafete Basha. Ajo me një postim prekës ka kujtuar pesë familjarët që i humbi nga Covid 19.

“Të humbasësh të dashurit tuaj është sprovë dhe harrimi i tyre është i pamundur, i kujtoj ata dhe sytë lotojnë nga malli për t’i takuar, pastaj natyrshëm lutemi: O Allah! Na bashko ne Xhennet me të gjithë ata që u larguan nga ne ! O Allah forcoje çdo zemër që është sprovuar me ndarjen nga të dashurit dhe stolise me durim të bekuar! Pushoni të qetë GJYSHE, BABI, XHAXHI, HALLA dhe DAJË. InshaAllah takomi në Xhennet së bashku siç e kaluam 1 muaj duke u munduar t’ju shpëtojmë nga Covid-19 por fatkeqsisht nuk ia dolëm, se Zoti ju deshti më shumë se ne…, ka shkruar Zyrafetja e cila ka sjellë edhe nga një imazh të secilit familjar./Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]