fbpx

Këta janë dy banorët që shkojnë në nominim

nga Revista Kosovarja

Nominimet këtë javë janë bërë në mënyrën e zakonshme në dhomën e rrëfimit.

Mirëpo këtë herë katër banorë ishin imun ndaj nominimeve për shkak se u zgjodhën si të preferuarit e publikut nga televotimi i sotëm.

Beniada, Donaldi, Iliri dhe Einxhel ishin katër banorët e preferuar të publikut të cilët nuk mund të nominoheshin.

Kështu nga nominimet e sotme më të votuarit dolën Egzona dhe Tani.

Einxhel duke qenë se ka zbuluar sekretet e shumë banorëve “Vëllai i madh” i ka dhënë si “shpërblim” mundësinë të ndryshojë banorët më të votuar, ti shtojë dikë apo të heq dikë. Gjithsesi ajo zgjodhi të mos ndërhyjë fare, kështuqë ne televotim për të premten mbesin Egzona dhe Tani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]