fbpx

Këta janë dy të arrestuarit në aksionin e Antidrogës ku u kapën 100 kg marihuanë

nga Revista Kosovarja

Operacioni policor i koduar si ‘Kalaja’ që u zhvillua të dielën nga Antidroga, rezultoi me sekuestrimin e rreth 100 kg drogë dhe arrestimin e dy personave. Të dyshuarit u kapën në një qendër tregtare në rajonin e Pejës, ndërsa bastisjet u kryen në fshatin Raushiq të Pejës.

Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre pritet të ushtrohet kërkesa për masën e paraburgimit.

Sinjali ka mësuar se dy personat e arrestuar janë Naser Rexha dhe Nevzat Dinaj.

Në Raushiq, Antidroga ka gjetur 100 kg substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë, e ndarë në sasi të ndryshme – disa prej tyre të gatshme dhe tjerat në formë të bimëve.

Aksioni ka vazhduar edhe në fshatin Barilevë të Prishtinës, ku po ashtu është gjetur një sasi e narkotikëve, si dhe janë sekuestruar edhe 4 vetura.

Pamjet e drogës së sekuestruar janë publikuar nga Policia e Kosovës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]