fbpx

Këta janë dy të rijntë që u plagosën nga polici në Mramor

nga Revista Kosovarja

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në Mramor të Prishtinës, afërsi të liqenit të Badovcit, para dy ditësh.

Burime të Indeksonline bëjën të ditur se bëhet fjalë për Y.F dhe F.R. Të plagosurit nga ky rast ishin dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Kurse, i dyshuari për plagosje në këtë rast është një zyrtar i Policisë së Kosovës. Bëhet fjalë për zyrtarin e policisë me emrin Shefit Emini nga Stacioni Policor i Fushë Kosovës.

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për gjuajtjen me armë zjarri në afërsi të Liqenit të Badovcit. Polici dyshohet se i qëlloi me armë zjarri gjersa ishte në lëvizje me motoçikletë.

Avokati i njërit nga të plagosurit, Asdren Hoxha, është prononcuar lidhur me rastin duke treguar versionin e tij se si ka ndodhur në tërësi ngjarja.
Hoxha tha se zyrtari policor, jasht detyre, në gjendje të dehur ka përdorur armën zyrtare, ka ngacmuar viktimat në fjalë , për të treguar “të fortin” para një grupi vajzash.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]