fbpx

Këta janë dy të rinjtë nga Krusha e Vogël, që humbën jetën mbrëmë në aksident

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në afërsi të fshatit Piranë, ku për pasojë humbën jetën dy të rinj nga Krusha e Vogël.

Shpend Batusha, 20 vjeç, e humbi jetën tragjikisht, ndërsa ishte djali i vetëm i familjes Batusha.

Në këtë aksident po ashtu ka humbur jetën edhe A.SH edhe ai i moshësh 20 vjeçare, po nga Krusha.

Në raportin e policisë thuhet se rreth orës 23:40 min, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ndërmjet dy veturave lokale, ku si pasojë përveç dëmeve materiale pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Viktimat, njëri i lindur në vitin 1998 dhe në vitin 1999 kanë mbetur të vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda nga aksidenti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]