fbpx

Këta janë dy viktimat e aksidentit të sotëm në Drenoc të Malishevës

nga Revista Kosovarja

Burime nga Policia e Kosovës dhe nga familjet e të aksidentuarëve kanë bërë me dije për Portalin Online se njëri nga viktimat është Hud Morina, 64 vjeçar nga fshati Qypevë e Malishevës dhe Labinot Zogaj, 32 vjeçar, nga fshati Lladrovc i Malishevës.

I ndjeri Morina ka qenë inxhiinier i diplomuar i bujqësisë, ka patur një barrnatore bujqësore në fshatin Kijevë, ku edhe merret vesh se ka banuar kohëve të fundit. Labinot Zogaj ndërkaq sipas njoftimeve ka qenë një mërgimtar nga fshati Lladrovc, i cili këto ditë ka qenë për pushime në vendlindje.

Në ndërkohë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ju ka shprehur ngushëllime familjareve të të vdekurve në aksidentin e trafikut që ka ndodhur gjatë ditës së sotme, afër fshatit Drenoc, e ku kanë humbur jetën dy persona.

“Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shprehi ngushëllime për familjarët e juaj, që sot tragjikisht në një aksident trafiku kanë humbur jetën. Kjo është humbje për të gjithë ne, andaj ju familjarë, bëheni të fortë dhe kalojeni sa më lehtë këtë dhimbje”, thuhet mes tjerash në ngushëllimin e kryetarit Kastrati, drejtuar familjarëve.

Përndryshe, me të marrë informacionin e parë për ngjarjen e sotme, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është njoftuar nga ana e organeve lidhur me ngjarjen tragjike.

“Të nderuar qytetarë, e sidomos ju vozitës, ju lutem bëni kujdes gjatë vozitjes, në mënyrë që ti evitojmë këto aksidente. Jeta e secilit prej jush, është shumë më e vleshme se çdo gjë tjetër, prandaj, respektoni rregullat në komunikacion dhe bëni kujdes”, ka bërë thirrje kryetari Kastrati, nga vendi i ngjarjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]