Zgjedhja e emrit për një foshnje është një nga vendimet më të rëndësishme për prindërit e rinj. Vitet e fundit, trendet kanë ndryshuar ndjeshëm, duke reflektuar ndikime moderne, kulturore dhe mediatike.
Sipas të dhënave nga zyrat e gjendjes civile, emrat më të përdorur për vajza janë: Amelia, Ajla, Elira, Hana dhe Leandra,Noa,Lina, Luela, Liara ndërsa për djem: Noel, Amar, Lian, Aron,Roan, Mali,Dielli, Rroni dhe Kian.
Ekspertët theksojnë se prindërit po zgjedhin gjithnjë e më shumë emra të shkurtër, me kuptim të thellë dhe të lehtë për t’u shqiptuar ndërkombëtarisht.
Nëse jeni në pritje të një bebushi dhe nuk e keni vendosur ende emrin, ky listim mund t’ju ndihmojë të frymëzoheni!